Dhunë, arrestime dhe zjarr në Korçë dhe Pogradec: Konflikte familjare, rrahje mes të rinjve dhe sekuestrim droge nën hetim
- Korca Boom
- Dec 28, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton se shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 40 vjeç, banues në fshatin Qerret, Gramsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet u referuan në Prokurori për shtetasit A. B., 24 vjeç; S. T., 21 vjeç; J. Z., 19 vjeç dhe R. R., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.1, Korçë, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe për pasojë kanë bllokuar qarkullimin në rrugë dhe kanë prishur qetësinë publike të kalimtarëve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. L., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një mjet prerës, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori për shtetasen A. M., 34 vjeçe, banuese në Pogradec, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi dyshohet se ka goditur fizikisht shtetasin G. B., për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Pogradec/Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.2, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit A. M., i cili ka qenë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
"KORCA BOOM"



















