Dhunë fizike brenda familjes, autorët mbi 50 vjeç. Si reagoi policia e Korçës
- Korca Boom
- Dec 28, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç, banues në Korçë (vëllezër), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.
Gjithashtu, shtetasi S. Z. dyshohet se ka dhunuar fizikisht edhe kunatën e tij (bashkëshorten e V. Z.), e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
"KORCA BOOM"



















