top of page

Diell dhe temperatura deri në 20 gradë, çfarë surprizash sjell moti këtë të shtunë

17 hours ago
1 min read

Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së sotme, e shtunë, 17 tetor.


Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare do të shfaqen përkohësisht në relievet malore në lindje të vendit, nga mesdita deri në orët e pasdites.


Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 2 gradë Celsius në zonat malore deri në 20 gradë Celsius në disa qytete të vendit.


Në Tiranë parashikohen temperatura nga 9 deri në 20 gradë, në Durrës nga 8 deri në 19 gradë, ndërsa në Shkodër nga 7 deri në 19 gradë Celsius.


Në Elbasan dhe Fier temperaturat maksimale do të arrijnë në 20 gradë, ndërsa në Berat do të luhaten nga 4 deri në 20 gradë. Në Vlorë dhe Sarandë priten temperatura maksimale deri në 19 gradë Celsius.

“KORÇA BOOM”


bottom of page