Dinamo sfidon nesër Skënderbeun në Korçë…
- Jul 22, 2023
- 1 min read
Nesër në stadiumin “Skënderbeu” do të luhet miqësorja e tretë e Skënderbeut në këtë fazë përgatitore. Edhe pse dje luajtën me formacionin e dytë, një pjesë e këtyre futbollistëve do të aktivizohen edhe nesër, por sigurisht në pjesën e dytë.
Skënderbeu-Dinamo është testi që do të luhet në orët e mbrëmjes së nesërme, pasi vetëm orari zyrtar caktohet sot në orët e pasdites, teksa po mendohet të startojë në orën 19:00, apo në orën 20:00, në mënyrë që edhe tempraturat të jenë sa më të përshtatshme.
Dinamovitët që sezonin e ardhshëm do të luajnë në superligë, pasi këtë vit u ngjitën bashkë me Skënderbeun, janë duke kryer fazën përgatitore në qytetin e Pogradecit dhe duke qenë se kanë afër qytetin e Korçës u vendos që kjo miqësore të luhet nesër në stadiumin “Skënderbeu”.
Sot në orët në vazhdim, do ju bëjmë të ditur edhe orarin zyrtar të startit të ndeshjes së nesërme, ndërkohë që edhe ky test do të vlejë shumë për trajnerin Gvozdenoviç dhe stafin e tij.
Miqësoret e Skënderbeut:
Skënderbeu - Voska Sport 2-0
Shënues: Shaqe, Rashica
Skënderbeu - Helzag 3-1
Shënues: Hysolli, Beçka, Sevio / Shahinasi
Skënderbeu - Dinamo 23 korrik
Skënderbeu - Malisheva 27 korrik
Skënderbeu - Vora 30 korrik
Skënderbeu - Elbasani 02 gusht
Skënderbeu - Flamurtari 07 gusht
















