top of page

Dita e Trashëgimisë Kulturore në Devoll

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 28
  • 1 min read

Bashkia Devoll, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, organizon aktivitetin “Dita e Trashëgimisë Kulturore në Devoll”, me synim ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë etnografike e shpirtërore tek brezat e rinj përmes artit dhe kulturës.


Pedonalja e qytetit të Bilishtit

30 shtator 2025

Ora 12:00

Ekspozita do të sjellë:

Veshje popullore tradicionale


Punime artizanale me dru, gur, tekstile, endje, thurje e punime prej metali.


Artin e gatimit tradicional të zonës së Devollit me receta autentike të ruajtura ndër vite.


Nxënësit e shkollave të qytetit dhe të njësive administrative përreth do të jenë pjesë e këtij aktiviteti, duke ofruar kontributin e tyre në njohjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë të vyer.


Ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e këtij udhëtimi kulturor që forcon identitetin tonë dhe krenarinë për traditat devollite.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page