top of page

“Do ju shkatërroj”/ Trondit Marjana Koçeku, mesazh Bajrajve të Shkodrës: Nëse familjes sime i preket një fije floku…

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një deklaratë e fortë dhe me tone kërcënuese është bërë publike nga ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, e cila i është drejtuar familjes Bajraj në Shkodër me një mesazh të ashpër.


Në mesazhin e saj, Koçeku shprehet: “Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes time i preket qoftë edhe një qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.”


Koçeku ka qenë në qendër të vëmendjes javën e fundit që pasi hoqi dorë nga Partia Socialiste dhe publikisht sulmoi qeverinë Rama. Ajo i propozoi kryeministrit të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të konfirmuar “83 mandatet” e fituara.

“KORÇA BOOM”


bottom of page