top of page

Dogji krevatin e ish-bashkëjetuesit/ Ndalohet drejtoresha e ministrisë së Brendshme, ja arsyeja e konfliktit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 30, 2025
  • 1 min read

Pak ditë më parë, Policia e Tiranës ka ndaluar drejtoreshën e ministrisë së Brendshme, A.B.


Kjo shtetase është e dyshuar për kanosjen e një shtetasi të huaj përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, M.T.


Sipas raportimeve, A.B. është zënë me ish-bashkëjetuesin kohë më parë, dhe i ka djegur krevatin në vilë.


Më pas është konfliktuar edhe me të huajin, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin e saj dhe se do t’ia hiqte lejen e qëndrimit.


Denoncimi ndaj drejtoreshës së Ministrisë së Brendshme është bërë nga ish-bashkëjetuesi, i cili ka marrë dëshmitarë edhe punëtorin e huaj për të provuar mesazhet kërcënuese të marra prej saj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page