Operacioni “Four” i Policisë së Korçës ka hedhur dritë mbi një seri vjedhjesh që kishin shqetësuar qytetin.
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Four”, në kuadër të të cilit janë zbardhur dhe dokumentuar katër raste të vjedhjes së automjeteve në qytet. Si rezultat, është kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i këtyre rasteve, një shtetas i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga në flagrancë shtetasin L. Sh., 42 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore, këqyrja e pamjeve filmike dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, dyshohet se ky shtetas është autor i vjedhjes në katër automjete, ngjarje të ndodhura më datë 31.01.2026, në qytetin e Korçës.
Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar një kasetofon, një pasaportë, një palë çelësa, një telefon celular iPhone 13 Pro Max, një sasi parash në lekë, si edhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura nga automjetet.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
"KORCA BOOM"



















