Shkaktoi aksident teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 29-vjeçari
- 4 hours ago
- 1 min read
Një 29-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident.
Sakaq blutë bëjnë me dije se shtetasi M. S., 29 vjeç në aksin rrugor “Peqin-Elbasan” ka përplasur automjetin e shtetasit F. P., ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. S., 29 vjeç, pasi në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur u përplas me automjetin me drejtues shtetasin F. P., me pasojë vetëm dëme materiale.
“KORÇA BOOM”
















