Drama në lagjen nr. 14: Adoleshentja e mbajtur me forcë, zbulohet armë me silenciator
- Korca Boom
- Sep 7, 2025
- 1 min read
Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Durrës, ku një 33-vjeçar, i identifikuar si Enea Zeqiri, ka përfunduar në pranga pasi mbajti me forcë një vajzë 15-vjeçare në banesën e tij, duke ushtruar edhe dhunë psikologjike ndaj saj.
Sipas njoftimit të Policisë, i riu dyshohet se kishte një marrëdhënie intime me adoleshenten dhe nuk e lejonte të largohej nga shtëpia e tij. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të rendit bëri të mundur shpëtimin e të miturës dhe kapjen në flagrancë të autorit.
Por ngjarja nuk ndalet këtu. Gjatë kontrollit të banesës, policia i gjeti Zeqirit një armë zjarri pistoletë të markës “Zastava”, e pajisur me silenciator, si dhe municion luftarak. Të gjitha u sekuestruan si prova materiale.
33-vjeçari tashmë do të përballet me disa akuza të rënda, përfshirë “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”. Materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërsa adoleshentja po merr mbështetje nga institucionet përkatëse.
“KORÇA BOOM”



















