top of page

Dramatik në fund! Vora shënon, VAR e heq golin dhe Teuta fiton

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 22 hours ago
  • 1 min read

Teuta ka lënë pas krizën dhe është rikthyer te fitorja pas katër ndeshjesh, duke mposhtur Vorën me rezultatin 1-0 në sfidën e zhvilluar në Durrës. Takimi u vendos nga goli i Kotobellit në minutën e 68-të, por u shoqërua me polemika të forta për shkak të një episodi vendimtar në fundin e ndeshjes.


Pikërisht në minutën e 90+6-të, Vora gjeti rrugën e rrjetës me Luis Felipe dhe gjyqtari fillimisht akordoi golin duke treguar nga qendra. Megjithatë, pas sinjalizimit nga VAR dhe rishikimit të aksionit, goli u anulua për faull të Ruzgis, vendim që shkaktoi protesta të shumta nga skuadra vendase.


Teuta kishte më shumë kontroll në pjesën e parë, ndërsa Vora u rrezikoi me raste sporadike. Në minutën e 16-19-të një gol i Arifit për Teutën u anulua për offside pas ndërhyrjes së VAR-it.


Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 68-të. Pas një goditjeje nga këndi, portieri Ruçi devijoi topin që shkoi te Kotobelli, i cili gjuajti drejt portës dhe Ruzgis u përpoq ta largonte në vijën fatale. Gjyqtari sinjalizoi se sfera kishte kaluar vijën dhe goli u konsiderua i vlefshëm.


Derisa në minutat e fundit loja mori ritëm të lartë, me Vora që kërkoi me ngulm barazimin, Teuta arriti të ruante avantazhin deri në fund. Pas 98 minutash lojë, sfida u mbyll me fitoren minimale të durrsakëve, të cilët marrin një rezultat të rëndësishëm për ecurinë e tyre.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page