SOT java e 12-të/ Skënderbeu për shkëputjen e madhe në Burrel, Pogradeci provë e vështirë në Lushnjë
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Sot është radha e startit të fazës së dytë të kategorisë së parë, teksa kjo ditë e sotme përkon me startin e javës së 12-të që luhet e gjitha në një ditë dhe në një orë.
Në këtë mënyrë, ditën e sotme në orën 13:30 luhen të 6 çiftet, teksa përballjet pritet të jenë interesante dhe të bukura.
Skënderbeu kryesues i kategorisë së parë, sot e nis fazën e dytë në Burrel, në këtë transfertë që nuk duket fort e lehtë edhe pse në ndeshjen e fazës së parë e mposhti Burrelin me rezultatin 3-0.
Nga ana tjetër Pogradeci me pretendime të mëdha në këtë sezon do të luajë po në transfertë, teksa e pret Lushnja dhe edhe kjo ndeshje pritet të dhurojë emocione të mëdha në “Roza Haxhiu”.
Skënderbeu nëse fiton sot shkëputet edhe më shumë në krye të tabelës së klasifikimit, ndërkohë që liqenorët vërtet e kanë një transfertë të vështirë në Lushnjë.
Më poshtë sjellim të gjitha duelet e ditës së sotme:
Java 12
(23.11.2025)
SOT
Ora 13:30 Laçi – Iliria
Ora 13:30 Lushnja – Pogradeci
Ora 13:30 Burreli – Skënderbeu
Ora 13:30 Apolonia – Kukësi
Ora 13:30 Korabi – Luftëtari
Ora 13:30 Kastrioti – Besa
“KORÇA BOOM”



















