top of page

SKËNDERBEU U-13 mposht Lushnjën dhe fillon shkëputjen në krye

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 21 hours ago
  • 1 min read

U-13 Lushnja - U-13 Skënderbeu 1-3

Shënues: Vulo 57’, / Qelemeni 4’, Kyçyku 56’, Hoxhalli 59’

 

Pas javë ssë 7-të të kampionatit kombëtar U-13, Skënderbeu vazhdon marshimin në krye të kampionatit, duke filluar njëkohësisht edhe shkëputjen nga ndjekësit.


Skënderbeu i trajnerit Daniel Jano fitoi sot në transfertën e Lushnjës ndaj vendasve me rezultatin 1-3, një fitore që në fakt erdhi falë lojës shumë të mirë të “ujqërve” të vegjël edhe pse në transfertë.


Madje qysh në minutën e 4-ër bardhekuqtë e zhbllokojnë rezultatin me anë të Qelemeni, ndërkohë që me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.


E dyta ka qenë edhe më e bukur për Skënderbeun, ndërkohë që në harkun kohor të 3 minutave nga e 56-ta, deri te e 59-ta, do të shënoheshin plot 3 gola.


Së pari ishte Skënderbeu që çoi rezultatin në 0-2, me anë të Kyçyku, ndërkohë që Lushnja shënon golin e shpresës një minutë më vonë. Por në të 59-ën është Skënderbeu që vulos fitoren me Hoxhalli dhe në këtë mënyrë fitorja 1-3 i dha edhe 3 pikë të tjera Skënderbeut që ngjitet në kuotën e 19 pikëve me 6 fitore dhe vetëm 1 barazim.


Më poshtë sjellim edhe tabelën e plotë të renditjes, ndërkohë që Skënderbeu duket qartë që filloi shkëputjen në majë të kampionatit.

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page