Dramatike/ Mjeku akuzohet për nëntë raste abuzimi s*ksual me fëmijë nën 13 vjeç
- Korca Boom
- 7 hours ago
- 1 min read
Prokurorët britanikë ngritën akuzë ndaj një mjeku, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht 38 persona që ishin pacientë nën kujdesin e tij, përfshirë fëmijë nën moshën 13 vjeç.
Nathaniel Spencer, nga Quinton, Birmingham, akuzohet për dhjetëra sulme seksuale të kryera midis viteve 2017 dhe 2021. 38-vjeçari dyshohet për abuzim seksual me të rritur dhe fëmijë që ishin pacientë të tij, pas një hetimi nga Policia e Staffordshire.
Oficerët hetuan ankesat e bëra kundër tij në dy spitale: Spitalin Universitar Royal Stoke në Stoke-on-Trent dhe Spitalin Russells Hall në Dudley.
Ai akuzohet për nëntë raste abuzimi seksual me fëmijë nën 13 vjeç, tre akuza për përdhunim të një fëmije nën 13 vjeç dhe një akuzë për tentativë përdhunimi, sipas raportimeve të Daily Mail.
"KORCA BOOM"



















