top of page

Dramë dhe lot në play-out, dy skuadra historike bien nga kategoria

  • May 9
  • 1 min read

Pasditja e së shtunës rezultoi dramatike për FK Kukësi dhe KF Luftëtari, të cilat sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Dytë pas humbjeve në ndeshjet play-out.


Kukësi u përball me Bylis B në stadiumin e Vorës, në një sfidë dramatike që u vendos vetëm nga goditjet e penalltive. Verilindorët kaluan të parët në avantazh me golin e Bespallës në pjesën e dytë dhe dukeshin pranë mbijetesës në Kategorinë e Parë, por në minutat shtesë Muriç barazoi rezultatin duke çuar ndeshjen në shtesë.


Në fundin e kohës shtesë, Kukësi pati mundësinë ideale për të mbyllur gjithçka nga pika e bardhë, por Abdiu gaboi penalltinë duke e dërguar topin mbi traversë. Në serinë e 11-metërshave, Bylis B u tregua perfekt, ndërsa gabimi i Ballhysës vulosi rënien e Kukësit në Kategorinë e Dytë.


Një tjetër dramë sportive u zhvillua edhe mes KF Luftëtari dhe KF Sopoti. Gjirokastritët kaluan në avantazh me Diamantin nga penalltia, por Sopoti barazoi në minutën e 79-të me Jargavanin.


As koha shtesë nuk prodhoi fitues dhe gjithçka u vendos nga penalltitë, ku Sopoti arriti të siguronte ngjitjen në Kategorinë e Parë, ndërsa Luftëtari rikthehet në Kategorinë e Dytë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page