top of page

Ndryshon moti ditën e sotme, reshje shiu dhe dëbore

18 minutes ago
1 min read

Moti ditën e sotme pritet të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet do të jenë kryesisht të dobëta, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Kukës parashikohen reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara edhe me shtrëngata.


Në orët e pasdites, në zonat veriore dhe lindore, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të shndërrohen në dëborë.


Sa i përket temperaturave, në bregdet ato do të luhaten nga 6 deri në 16 gradë Celsius. Në zonat e ulëta termometri pritet të shënojë nga 3 deri në 15 gradë, ndërsa në zonat malore temperaturat do të zbresin deri në -1 gradë dhe maksimalja do të arrijë në 9 gradë Celsius.


Ndërkohë, era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të jetë e fortë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page