Dramë në Lezhë, Trashi bie pa ndjenja në fushë. Gazetari i Top Channel zbulon bisedën me trajnerin Plori: Çfarë i ndodhi lojtarit
Panik dhe momente ankthi janë regjistruar gjatë ndeshjes së zhvilluar në Lezhë, ku futbollisti Lorenc Trashi ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës.
Ish-futbollisti i kombëtares nuk ka pasur asnjë përplasje apo kontakt fizik me lojtarët e tjerë, por është shtrirë vetë në tapetin e gjelbër, duke shkaktuar frikë të madhe te të pranishmit.
Stafet mjekësore kanë ndërhyrë në një kohë rekord, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke bërë të mundur sjelljen e tij në vete që në fushë. Më pas, autoambulanca ka hyrë me urgjencë duke e transportuar menjëherë lojtarin drejt spitalit të Lezhës.
Lidhur me këtë ngjarje, gazetari Endi Tufa ka mësuar ekskluzivisht për Top Channel detaje të reja mbi gjendjen e lojtarit. Në një kontakt të drejtpërdrejtë me trajnerin e Besëlidhjes, Elvis Plori, ky i fundit ka konfirmuar se gjendja e Trashit fatmirësisht është e mirë. Sipas trajnerit Plori, shkaku i këtij bllokimi të papritur në fushë ka qenë një dhimbje e fortë dhe bllokim në stomak.
Lojtari vijon të mbetet nën mbikëqyrjen e mjekëve, por rreziku më i madh ka kaluar./ Top Channel
"KORÇA BOOM"
















