AKSIDENT / Dy të pl*gosur pas përplasjes së mjeteve
47 minutes ago
1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në Rrugën e Arbrit, në zonën e Shupenzës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore,.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















