KATEGORIA E PARË/ Pogradeci shënon fitoren e parë. Ja rezultatet e përballjeve të luajtura sot!
Java e dytë e Kategorisë së Parë, prodhoi rezultate surprizë dhe gola të shumtë të shënuar.
Iliria triumfoi 3-1 ndaj Kukësit, duke shtangur verilindorët, që e nisën sezonin me pretendime madhore.
Besa triumfoi 4-0 ndaj Sopotit, duke dhënë sinjale pozitive për të ardhmen, në një sezon ku synohet rikthimi në Superiore.
Pogradeci bëri detyrën në shtëpi, duke regjistruar fitoren e parë sezonale, pasi mposhti 2-1 skuadrën e Kastriotit.
Korabi triumfoi 1-2 ndaj Besëlidhjes në transferë, në duel shumë të luftuar.
REZULTATET
BESËLIDHJA – KORABI 1-2
87' Akanese / 24′ T. Marku, 60′ Reçi
ILIRIA-KUKËSI 3-1
8′ (p) Mavanga, 28′ Jakubu, 84′ Hasani / 64′ (p) Dos Santos
ORIKU-BYLIS 1-2 (Nisi me 38 minuta vonesë)
88′ Mezani / 73′ P. Marku, 90’+3′ Emini
POGRADECI-KASTRIOTI 2-1
15′ Kambato, 59′ Shanaj / 45’+3′ Xhixho
SOPOTI-BESA 0-4
1′ R. Danaj, 42′ Prengaj, 76′ Ruzgis, 84′ (p) Spahiu
“KORÇA BOOM”
















