Tragjedi, ja kush është i riu që humbi jetën në krye të detyrës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë paradite në Belsh, ku një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në fshatin Trojas. 32-vjeçari Klajdi Zekthi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po kryente punime për riparimin e një linje elektrike.
Si pasojë e goditjes elektrike, i riu ka humbur jetën. Mjekët kanë tentuar ta reanimonin në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk kanë mundur ta shpëtojnë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohet se si ndodhi kontakti me energjinë elektrike gjatë punimeve.
Ngjarja ka tronditur kolegët dhe banorët e zonës, ndërsa 32-vjeçari humbi jetën në krye të detyrës.
“KORÇA BOOM”
















