top of page

Drejtoresha e DRAP Korçë, Vinjola Rota: Rihapja e Liceut Francez në Korçë, një hap i ri në bashkëpunim

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 14, 2025
  • 1 min read

Në faqen e vet zyrtare të facebook, DRAP Korçë dhe më konkretisht drejtoresha, Vinjola Rota ka bërë postim:


"Rihapja e Liceut Francez në Korçë, një hap i ri në bashkëpunimin.


Në Prefekturën e Korçës u mbajt sesioni përmbyllës i Komitetit Pilotues për projektin e rihapjes së Liceut Francez në Korçë, me pjesëmarrjen e Ministres së Arsimit znj. Mirela Kumbaro, Prefektit Nertil Jole dhe ekspertit të qeverisë franceze Jérôme Lebars.


Ky projekt, i mbështetur nga Ambasada e Francës dhe institucionet vendore e qëndrore, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve arsimore dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Francës.


Ngritja e këtij institucioni do t’u ofrojë të rinjve mundësi të reja arsimore.


Gjatë takimit të djeshëm u diskutua mbi zhvillimin e gjuhës frënge në pesë shkollat mbështëse të seksionit dygjuhësh si shkollat 9 –vjeçare “Mësonjëtore e Parë Shqipe”, “Stavri Themeli”, “Sotir Gurra”, “Naum Veqilharxhi” dhe “Demokracia”, të Bashkisë Korçë, të cilat e kanë gjuhën frënge prioritet në programet e tyre arsimore


U theksua rëndësia e përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies, trajnimit të mësuesve dhe organizimit të aktiviteteve që nxisin dashurinë për gjuhën dhe kulturën frënge.


Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro vlerësoi përkushtimin e shkollave dhe mësuesve që kontribuojnë çdo ditë në forcimin e mësimit të gjuhëve të huaja, duke e parë frëngjishten si një urë të rëndësishme drejt kulturës dhe bashkëpunimit evropian."

“KORÇA BOOM”


bottom of page