top of page

Dy makina përplasen, një i plagosur dërgohet në spital

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 15:30 në aksin Vlorë–Kotë, pranë fshatit Qishbardhë, ku janë përfshirë dy automjete.

Në ngjarje janë përplasur një mjet Ford i drejtuar nga shtetasi A. H dhe një Volkswagen me drejtues E. V.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. Gj është transportuar në spital për kontroll mjekësor, dhe fatmirësisht nuk raportohet për rrezik për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page