top of page

Dy mjete përplasen keq, tre të pl*gosur nisen me urgjencë në spital

2 days ago
1 min read

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e njohur si “Kthesa e Krapsit”, ku përplasja mes dy automjeteve ka lënë të lënduar tre persona.


Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së fortë mes një automjeti tip “Benz” dhe një mjeti tip “Volkswagen”.


Si pasojë e goditjes, të tre të dëmtuarit janë transportuar me shpejtësi drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë, ndërsa grupi i ekspertëve të qarkullimit rrugor po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e plota dhe rrethanat e këtij aksidenti.

“KORÇA BOOM”


bottom of page