top of page

Dy të rinj dërgohen në spital pas një aksidenti në aksin Korçë-Ersekë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 29, 2025
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë.


Sipas të dhënave paraprake, një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokë bujqësore. Brenda automjetit ndodheshin dy persona, një djalë dhe një vajzë, të cilët u dërguan menjëherë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.


Autoritetet lokale kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

"KORCA BOOM"


bottom of page