top of page

“Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i Agron Llakajt përlot rrjetin

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Agron Llakaj ka prekur zemrat e mijëra ndjekësve me një dedikim emocionues për bashkëshorten e tij të ndjerë, në dyvjetorin e largimit të saj nga jeta.


Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, aktori i njohur shqiptar ka ndarë dhimbjen, mallin dhe boshllëkun që ka lënë humbja e partneres së jetës, duke rikujtuar momentet më të bukura të historisë së tyre së bashku.


Në letrën prekëse, Llakaj kujton kohën kur ishte ushtar dhe merrte letra nga bashkëshortja, ndërsa sot, siç shkruan ai, është vetë ai që vazhdon t’i shkruajë letra që nuk marrin më përgjigje.


“Dy vite pa ty. Sot vendosa të të shkruaj. Dikur ishe ti që më shkruaje vazhdimisht, ndërsa sot jam unë ai që shkruaj letra që nuk lexohen nga ty, por dua të bind veten se je”, shkruan aktori.


Mes emocioneve dhe kujtimeve, ai ndalet edhe te fëmijët, nipërit dhe mbesat, të cilët vazhdojnë ta kujtojnë çdo ditë figurën e saj. Një nga momentet më prekëse të rrëfimit lidhet me nipin e tij të vogël, i cili i kishte kërkuar dy dhurata për Krishtlindje.


“Sepse do më japësh edhe dhuratën nga nëna Kostandina, se ajo na shikon nga lart”, i kishte thënë nipi, një moment që, sipas aktorit, e kishte përlotur thellë.


Në fund të dedikimit, Agron Llakaj shpreh forcën për të vazhduar përpara, ndërsa thekson se kujtimi i bashkëshortes do të mbetet gjithmonë i gjallë në familjen e tyre.


“Ti jeton në mua e mes nesh përgjithmonë”, përfundon ai në mesazhin që emocionoi rrjetin.

“KORÇA BOOM”


bottom of page