Dyshohet helmim, 65-vjeçari gjendet pa shenja jete
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Në banesën e tij në fshatin Zhurje, u gjet i pajetë shtetasi S. B., 65 vjeç.
Autoritetet dyshojnë se viktima mund të ketë konsumuar lëndë helmuese, konkretisht pesticide.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa hetimet për të përcaktuar shkakun dhe mënyrën e vdekjes vazhdojnë.
"KORCA BOOM"



















