Identifikohet vrasësi i Jani Aliajt në burg, i njëjti që vrau edhe Artur Bashimin! Krimi me “porosi nga jashtë”
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Autori i vrasjes së 49-vjeçarit Jani Aliaj rezulton të jetë një 28-vjeçar grek, i konsideruar vrasës me pagesë. Bëhet fjalë për të njëjtin person që në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi.
Ngjarja atëherë ndodhi në Agio Pantaleimona, ku Bashimi u ekzekutua me armë zjarri nga greku. Bashimi, një ish-i dënuar për vjedhje, dyshohet të jetë vrarë si shenjë hakmarrje për vëllanë e tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.
Policia greke dyshon se dhe vrasja e Jani Aliajt është e porositur nga jashtë burgut dhe e paguar, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi Artur Bibe.
“KORÇA BOOM”



















