Kush është shqiptari që u vra sot në burgun grek, ishte i dënuar përjetë...
- Korca Boom
- 7 hours ago
- 1 min read
Shqiptari i vrarë sot në burgu e Koridhalos është një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri.
Ai është Jani Aliaj, i cili rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje. Kjo ngjarje ka ndodhur më 1 maj të vitit 2016, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Ai ishte arrestuar në 31 dhjetor 2024 në Athinë, pak orë para ndërrimit të viteve. Fillimisht u ndalua nga Patrulla për falsifikim dokumenti, pasi iu gjet karta e rreme me emrin Aleksan Kreshnik, 48 vjeç, por nga verifikimi i gjurmëve u zbulua se bëhej fjalë për Jani Aliajn, me shumë precedentë dhe dënime në të dy vendet./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















