Dyshohet se një 40-vjeçar është hedhur nga ura më e lartë në Ballkan
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat, pjesë e Rrugës së Arbrit. Sipas informacioneve të marra, dyshohet se një 40-vjeçar, nipi i Nehat Kullës, është hedhur nga ura.
Ai ka lënë makinën në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur.
Ura ka një lartësi prej rreth 158 metrash, duke u konsideruar si ura më e lartë në Ballkan. Forca të shumta policie, ambulanca, kalimtarë dhe banorë të zonës janë angazhuar në kërkimin e 40-vjeçarit Kulla.
Ende nuk dihen rrethanat që çuan në këtë ngjarje.
"KORCA BOOM"



















