top of page

E BUJSHME/ Tjetër blerje për Pogradecin. Titulli nuk diskutohet më

  • Jun 12, 2025
  • 1 min read

Pogradeci në volejboll për femra vazhdon të befasojë ditë pas dite, madje në këto momente ka prezantuar edhe blerjen e radhës. Çdo ditë nga një lojtare po prezantojnë pogradecaret, ndërkohë që e fundit është Adela Prrenjasi. Pak momente më parë ka qenë vetë faqja zyrtare e KF Pogradecit në volejboll për femra ë ka zyrtarizuar këtë firmë të fundit.


Prrenjasi është blerja e 8-të në këtë merkato vere dhe duket se kjo skuadër tashmë edhe titullin kampion nuk do ta diskutojë sezonin e ri. Me kaq shumë blerje drejtuesit e kanë ndarë mendjen që ky të jetë sezoni i historisë së madhe të titullit kampion me emrin e Pogradecit.


Ja dhe njoftimi i Pogradecit:

  

ZYRTARE!

Klubi i Volejbollit të Femrave Pogradec ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin për 2 sezone sportive 2025-2026 dhe 2026-2027 me volejbollisten Adela Prrenjasi!

Suksese!

 

Lista e lojtareve që kanë firmosur për Pogradecin deri tani:

Paola Gjata

Edona Kalludra

Emanuela Ramo

Natalja Mato

Stela Agolli

Anxhela Mehmeti

Kejda Kodra

Adela Prrenjasi


“KORÇA BOOM”


bottom of page