top of page

E BUJSHME! Autoritetet zvicerane reagojnë për herë të parë për Arben Ahmetajn

  • 46 minutes ago
  • 1 min read

Për herë të parë, autoritetet zvicerane kanë reaguar publikisht lidhur me kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili prej korrikut 2023 ndodhet në Zvicër dhe konsiderohet në arrati nga drejtësia shqiptare.


Sipas një përgjigjeje zyrtare të dhënë për Albanian Post nga Zyra Federale e Drejtësisë dhe Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë, rezulton se Shqipëri ka dorëzuar kërkesën për ekstradim më 4 shtator 2023, ndërsa dokumentacioni është plotësuar më 1 mars 2024.


Sipas autoriteteve helvete, procedurat për ekstradimin vijojnë dhe çështja mbetet ende në shqyrtim.


Pas publikimit të këtij lajmi, ka reaguar vetë Arben Ahmetaj, i cili ka kundërshtuar pretendimet se bëhet fjalë për një kërkesë të re. Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se procedura për ekstradimin e tij është iniciuar prej kohësh dhe se qeveria po e përdor këtë çështje për të krijuar zhurmë politike.


Në deklaratën e tij, Ahmetaj pretendon se kërkesa është bërë me urgjencë që më 18 gusht 2023 dhe se ligji parashikon vetëm një procedurë të tillë. Sipas tij, çdo njoftim i ri për këtë proces është thjesht një përpjekje për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga zhvillime të tjera.


Ish-numri dy i qeverisë shqiptare u largua nga vendi pas nisjes së hetimeve ndaj tij, ndërsa prej muajsh autoritetet shqiptare kërkojnë rikthimin e tij për t’u përballur me drejtësinë.


Çështja e ekstradimit të tij vijon të mbetet një nga më të ndjekurat në skenën politike dhe gjyqësore në vend.

“KORÇA BOOM”


bottom of page