top of page

E DHIMBSHME/ Atak kardiak në palestër, ndahet nga jeta ish-basketbollisti dhe gazetari shqiptar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të hëne. Zemra e vëllait binjak të aktores Ema Andrea ka pushuar së rrahuri.


Burime për mediat bëjnë me dije se ish-basketbollisti dhe gazetari sportiv, Enea Andrea është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pas një ataku kardiak kur po stërvitej në palestër.


Si basketbollist, Enea ka luajtur me ekipin e Dinamos rreth viteve 2005, ndërsa gazetarinë dhe komentimin e nisi më vonë. Ai ka komentuar pikërisht ndeshjet të basketbollit, NBA dhe Euroligës.


Deri më tani nga vetë aktorja nuk ka ardhur asnjë reagim, ndërkohë që kjo humbje e Enas ka lënë në dhimbje të thellë familjarët, miq dhe kolegë që ai i pati të shumtë gjatë jetës së tij./ Newsport

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page