top of page

E diela vjen e nxehtë dhe dielli "dominon" gjithë territorin, njihuni me kushtet atmosferike për ditën e sotme

  • 1 day ago
  • 1 min read

Shqipëria do të vijojë të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike edhe gjatë ditës së sotme.


Moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta.


Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s.


Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 12 m/s.


Në det pritet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.


Kushtet e motit mbeten përgjithësisht të favorshme për një ditë me diell në pjesën më të madhe të vendit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page