top of page

E FUNDIT/ 3 të arrestuar në Korçë. Procedime në Devoll e Maliq. Ja deklarata e policisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 9, 2025
  • 2 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim S. S., 30 vjeç, banues në Pogradec, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Ky shtetas dyshohet se më datë 11.01.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin N. A., 23 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës.


Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasin K. K., 47 vjec, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 1 vit, 10 muaj e 3 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kapën dhe ndaluan shtetasin R. K., 41 vjeç, banues në fshatin Guras, pasi Gjykata e Korçës i ka caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh., 36 vjeç, banues në Ersekë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Korçës.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasja J. P., 36 vjeçe, ka tentuar të vetëvritet në banesë, duke konsumuar një sasi medikamentesh. Ajo po merr ndihmën mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page