E FUNDIT/ Aksident me vdekje, humb jetën 59-vjeçari! Arrestohet autori
- Korca Boom
- 12 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
I lënduari, 59-vjeçari Enver Pepa, u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjes, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Forcat e policisë janë duke punuar në vendngjarje për dokumentimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit, një 35-vjeçar, është ndaluar nga autoritetet.
“KORÇA BOOM”



















