E FUNDIT/ E pësojnë shumë skuadra. Ja vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës!
- Korca Boom
- 14 hours ago
- 3 min read
Komisioni i Disiplinës ka shpërndarë si zakonisht dënimet për ngjarjet e fundjavës, ku problemet nuk kanë munguar në të gjitha kategoritë e ndryshme.
Klubi i Tiranës është gjobitur me 500 mijë lekë të rinj, për vonesa gjatë ndeshjes në mënyrë të përsëritur. Nuk i kanë shpëtuar dënimit dy zyrtarët e klubeve kryeqytetase, ai i Tiranës, Eranjo Isai, që është dënuar me 4 ndeshje për sjellje jo sportive, si dhe zyrtari i Partizanit, Realf Zhivanaj, që dënohet me 2 ndeshje pezullim për protestë.
VENDIMET E PLOTA:
1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2. KF Tirana, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.
3. Zyrtari i KF Tirana, Eranjo Isai, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
5.KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
6. Zyrtari i FK Partizani, Realf Zhivanaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
7. FK Apolonia U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-19, kundër KF Laçi U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
8. Zyrtari i FK Apolonia U-19, Santiliano Dule, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
9. TR 19 Akademi U-16, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kundër KF Shkodra U-16, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
10. Zyrtari i TR 19 Akademi U-16, Arian Sheta, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i Luminesen, Fatjon Koçi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga veprimtaritë.
12. Lojtari i Luminesen, Eldi Gjuzi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Lojtari i Luminesen, Bledjan Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. AF Lissus B, U-9, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
15. AF Lissus A, U-9, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
16. Mirdita R-IBGR, U-13, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
“KORÇA BOOM”



















