Skënderbeu mbyll përgatitjet, mungesa të shumta por vjen lajmi i mirë
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Siç është bërë e ditur edhe më herët, disa prej futbollistëve titullarë do të mungojnë në këtë takim, duke e vështirësuar situatën për korçarët. Megjithatë, ka edhe një lajm pozitiv për stafin teknik dhe tifozët.
Mesfushori Abubakar i është bashkuar ekipit dhe ka zhvilluar dy seanca stërvitore me grupin, duke u vënë në dispozicion për ndeshjen e nesërme. Prania e tij pritet të jetë një pikë reference për mesfushën e Skënderbeut në këtë përballje.
Në këto kushte, trajneri Gjoka ka vendosur që disa prej futbollistëve që zakonisht aktivizohen nga stoli ta nisin takimin si titullarë. Tekniku korçar shprehet besimplotë se ata do të japin maksimumin në fushë dhe do të tregojnë vlerat e tyre në këtë sfidë të rëndësishme.
"KORCA BOOM"
















