E FUNDIT/ Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mb*tur në një përrua 49-vjeçari
top of page

E FUNDIT/ Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mb*tur në një përrua 49-vjeçari

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në Librazhd.


Sipas informacionit paraprak nga policia e Elbasanit, në fshatin Librazhd Katund, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. H., 49 vjeç.


Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.


Nga deklarimet e familjarëve, shtetasi S. H. ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.


Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page