top of page

LAJMI FUNDIT/ Arrestohet 38-vjeçari në Korçë. Në Maliq 21-vjeçari dhunon basheshorten. Në Goskove vidhet objektivi i kultit. Ngjarje në Devoll. Ja komunikata e policisë

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë vunë në pranga shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Korçë, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit dhe 10 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".                                                                                                                                                                                                                                                                                 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. R., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Z., 41 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi më datë 15.02.2026, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në arkën e një objekti kulti në fshat.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit B. M., 36 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll dhe K. B., 62 vjeç, banues në fshatin Poloskë, Devoll, për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve", pasi u kapën në aksin rrugor "Miras-Bilisht", duke transportuar me automjetet e tyre, dru për zjarr, pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve dhe dy automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page