Reshjet shembin 20 metra rrugë, asfalti përfundon në oborrin e një banese
- 3 hours ago
- 1 min read
Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar shembjen e një segmenti rrugor prej rreth 20 metrash në rrugën e sapo rikonstruktuar të fshatit Ussojë, në bashkinë Mallakastër.
Si pasojë, një pjesë e asfaltit ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në oborrin e një banese private, duke rrezikuar familjen Kamaj.
Banorët thonë se shembja nxori në pah mungesën e standardeve në ndërtim, përfshirë mungesën e mureve mbajtës kundër erozionit dhe kanaleve kulluese anësore. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, ndërsa fatmirësisht në atë moment nuk ndodhej askush në oborr.
Sipas Bektash Kamajt, ai u njoftua për situatën nga prindërit e tij të alarmuar.
"KORCA BOOM"



















