E FUNDIT/ Policia në deklaratë për vd*kjen e 67-vjeçarit në aksin Maliq-Lozhan!
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Maliq / Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në aksin rrugor "Maliq-Lozhan", automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
“KORÇA BOOM”



















