E FUNDIT/ Përforcim me peshë, Devolli zyrtarizon afrimin e radhës, një fytyrë e njohur në fushë
- Aug 25, 2025
- 1 min read
Ekipi i Devollit vazhdon të përforcohet me hapa të sigurt në prag të sezonit të ri, duke i qëndruar besnik premtimeve të drejtuesve se merkatoja do të sillte afrime cilësore. Sot është bërë zyrtare nënshkrimi me mesfushorin Paulo Ivani, një lojtar me përvojë të gjerë në futbollin shqiptar.
Ivani ka qenë i aktivizuar në të gjitha kategoritë e kampionatit vendas dhe në sezonin e fundit ishte titullar i padiskutueshëm te Pogradeci. Paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe përkushtimi në fushë e kanë bërë një element të vlerësuar për çdo skuadër ku ka luajtur.
Sot ai është bashkuar menjëherë me skuadrën në stërvitje, duke u bërë pjesë e një projekti ambicioz që Devolli po ndërton me kujdes dhe vizion. Burime pranë klubit bëjnë me dije se merkatoja nuk ka përfunduar ende dhe në ditët në vijim priten lëvizje të tjera që do të forcojnë më tej grupin.
“KORÇA BOOM”
















