Ndahet nga jeta mjekja e njohur, trishtim te familjarët dhe kolegët
- 1 hour ago
- 1 min read
Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Dr. Sabahete Dedjas.
Largimi i saj është një humbje e dhimbshme për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan për përkushtimin, mirësinë dhe profesionalizmin e saj.
Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë pranë familjes Dedja, të cilës i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Dr. Sabahete Dedja, të qoftë dheu i lehtë dhe kujtimi yt u ruajtë gjithmonë me respekt e mirënjohje.
U prehsh në paqe!
“KORÇA BOOM”
















