E FUNDIT/ Aksident fatal në aksin Maliq-Lozhan: Humb jetën një person
- Korca Boom
- Dec 2
- 1 min read
Aksident fatal në aksin Maliq–Lozhan/Humb jetën një person
Një këmbësor humbi jetën pasditen e sotme në aksin rrugor Maliq–Lozhan, pasi u përplas nga një automjet teksa po kalonte rrugën. Pavarësisht mbërritjes së ambulancës, mjekët konstatuan se viktima kishte ndërruar jetë në vend.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e viktimës si dhe përcaktimin e përgjegjësisë së drejtuesit të mjetit. Vijojnë verifikimet.
“KORÇA BOOM”



















