E FUNDIT/ Butrinti shpërthen ndaj FSHF-së, më pas fshin reagimin
- 3 hours ago
- 1 min read
Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të Federata Shqiptare e Futbollit për zhvillimin e një finaleje shtesë mes KF Kukësi dhe KF Butrinti ka shkaktuar tension dhe polemika në futbollin shqiptar.
FSHF vendosi që dy skuadrat të përballen në një ndeshje “play-off” për të përcaktuar ekipin që do të zëvendësojë Bylisin B në Kategorinë e Parë për sezonin 2026/27.
Ndërsa Kukësi e ka mirëpritur vendimin, reagimi i Butrintit ka qenë i ashpër. Klubi sarandiot publikoi një deklaratë zyrtare ku kundërshtonte vendimin dhe paralajmëronte se çështja mund të përfundonte deri në Court of Arbitration for Sport (CAS).
Sipas klubit, vendimi është marrë pasi kampionati kishte përfunduar dhe ka sjellë pasoja serioze sportive, organizative dhe financiare.
Në reagim thuhej se shumë lojtarë janë larguar, ekipi ka humbur ritmin garues dhe klubi është përballur me shpenzime të paplanifikuara për organizimin e kësaj ndeshjeje.
KF Butrinti e cilësoi vendimin si të padrejtë dhe në kundërshtim me parimet e barazisë sportive dhe sigurisë juridike të garës.
Klubi deklaroi se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe sportive për mbrojtjen e të drejtave të tij, fillimisht përmes apelimit në organet kompetente të FSHF-së dhe më pas, nëse do të jetë e nevojshme, edhe në CAS.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fakti se pak kohë pas publikimit, Butrinti vendosi ta fshijë reagimin nga rrjetet sociale, duke shtuar edhe më shumë misterin dhe tensionin rreth kësaj çështjeje.
“KORÇA BOOM”
















