E FUNDIT/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, pl*gosen 6 pjesëtarë të një familjeje
- 12 hours ago
- 1 min read
Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të shtune në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Si pasojë e shpërthimit, 6 persona, pjesëtarë të së njëjtës familje, kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Efektivët e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të shpërthimit.
Informacioni është paraprak dhe pritet të ketë të dhëna të tjera në vijim./ Euronews
“KORÇA BOOM”
















