LAJMI FUNDIT/ Sherri mes komshinjve në Korçë. Lëndohen 2 vëllezër
- 13 hours ago
- 1 min read
U zunë fëmijët, plagosen prindërit, ngjarja në Korçë
Një grindje fëmijësh ka futur në sherr fqinjët në një lagje periferike të qytetit të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 8 të këtij qyteti në rrugën "Viktimat e Ravonikut".
Burime të siguruara thanë se pas grindjes që kanë patur fëmijët me njëri tjetrin kanë qenë fqinjët e rritur që e kanë vazhduar më tej në mënyrë masive sherrin duke përdorur edhe mjete të forta.
Nga përleshjet dy persona kanë përfunduar në Spitalin Rajonal të Korçës me dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa në vendngjarje ka mbetur i dëmtuar edhe mjeti i njërit prej familjarëve të përfshirë në këtë konflikt.
Policia ka shoqëruar disa persona në ambientet e komisariatit të Korçës të cilët po merren në pyetje për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Dy të plagosurit që janë në spitalin e Korçës ndodhen jashtë rrezikut për jetën
“KORÇA BOOM”
















