E kap në stadium me të dashurën, gruaja shpërthen ndaj burrit në sy të tifozëve
- Korca Boom
- Oct 16, 2025
- 1 min read
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli në Brazil, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën. Episodi, i denjë për një telenovelë, ndodhi gjatë sfidës mes Sport dhe Ceara, e luajtur në qytetin Recife.
Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në rrjet, shihet një grua që shkon në stadium dhe kap mat të shoqin teksa ai ndodhej në tribunë me të dashurën. E irrituar nga situata, gruaja nuk përmbahet dhe shpërthen në fjalë të ashpra e më pas edhe në veprime fizike.
Ajo shihet duke i dhënë shpulla partnerit të saj, ndërsa ngjarja zhvillohet para syve të dhjetëra tifozëve të pranishëm, që e ndjekin me kureshtje dhe habi situatën.
Incidenti ka krijuar jo pak zhurmë në rrjet, ku përdoruesit kanë komentuar si për ngjarjen në vetvete, ashtu edhe për vendin ku ndodhi – stadiumin, që për shumëkënd është një "tempull" i shenjtë vetëm për futbollin.
“KORÇA BOOM”



















