E kishte parkuar në oborrin e banesës, hidhet lënde plasëse në automjetin e 39-vjeçarit! Detajet
- Korca Boom
- 7 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit pasi në automjetin e shtetasit D. J. 39 vjeç, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse.
Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.
NJOFTIMI
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
“KORÇA BOOM”



















