E*kzekuton 64-vjeçarin e dënuar për p*rdhunimin dhe v*asjen e një studenteje në vitin 1988
- Korca Boom
- 16 hours ago
- 1 min read
Një 64-vjeçar amerikan, i dënuar me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje afro katër dekada më parë, u ekzekutua sot në shtetin e Tennessee-s. Ekzekutimi u krye me injeksion vdekjeprurës dhe shënon ekzekutimin e tretë të këtij viti në këtë shtet.
Harold Nichols u dënua me vdekje për krimin e kryer në vitin 1988, kur ai sulmoi, përdhunoi dhe vrau Karen Pooley, një studente 20-vjeçare. Rasti i saj tronditi opinionin publik amerikan për brutalitetin dhe rrethanat e ngjarjes.
Hetimet dhe gjyqi i asaj kohe zbuluan se Nichols kishte qenë gjithashtu përgjegjës për një seri tjetër krimesh të rënda: ai ishte shpallur fajtor për përdhunimin ose tentativën e përdhunimit të të paktën 12 grave gjatë një periudhe tremujore, duke krijuar një klimë frike dhe pasigurie në komunitet.
Pas dekadash apelesh, kërkesash për rishqyrtim dhe procedurash ligjore, vendimi përfundimtar u ekzekutua sot në qendrën e paraburgimit në Tennessee, duke mbyllur një prej çështjeve më të errëta kriminale të viteve 1980 në këtë shtet.
"KORCA BOOM"



















